KreuCelebrity

U bë nënë sot, Jonida nxjerr fotot e vajzës!

Moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi  u bënë sot prindër për herë të parë. Gëzimi është i madh për ciftin e ri. Babi Besniku nuk rezistoi dot pa e zbuluar emrin e vajzës në Instagram. Ai tregoi se kanë vendosur ta quanin Emi.

“Zoti m’ka taku me ni çikë shumë t’bukur sot. Ma ka marr krejt zemrën! Emrin e ka Emi. N’fillim kajti fort … poget kur e kuptoj kush jom e kur m’pa qysh dokna ? Po menihere u bonëm shokë. U pajtum me kon shokë të ngushtë përjetë! Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e du fort, janë shnosh e mirë! Ju dojmë shumë krejtve e faleminderit për kujdesin! Shoqes teme t’ngushtë, Zoti ia dhashtë shnetën, lumtuninë e durimin. Neve na boftë prind’ krenar! Vendi i vet u krenoftë me të!”, ishte mesazhi i tij. Jonida po ashtu ka ndarë në llogarinë e saj një foto të ëmbël me vogëlushen që i shtrëngon gishtin.

“Nuk me pushojne akoma lotet e lumturise! Totalisht dashuri e nje tjeter dimensioni! …Mbi gjithcka FALEMINDERIT ZOT per kete mrekulli ndjesi me te cilen me bekove”, ka shkruar ajo.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF