KreuCelebrity

Kompania gjermane jep lajmin e mirë: Rezultatet e testit të vaksinës, i kemi në dorë për dy muaj!

Fillimisht, kompania gjermane CureVac tha se rezultatet e para të plota nga testimet e vaksinës së koronavirusit që po zhvillohet prej saj, mund të ishin në dispozicion në shtator ose tetor dhe, në kushte të favorshme, vaksina mund të aprovohej nga mesi i vitit të ardhshëm. Por tani e afruan datën, dhe kjo tregon se ka zhvillime inkurajuese. Së fundi, mësohet se rezultati i tyre do të dalë brenda dy muajve.

“ Do të ndodhë shumë shpejt”, ka deklaruar Peter Kremsner, nga spitali universitar Tuebingen.

Përpara pak ditësh, qeveria federale gjermane bëri një pohim të rrallë duke thënë se do të marrë pjesë në kompaninë bioteknologjike të Tübingen-it CureVac dhe përpjekjet e kësaj të fundit për krijimin e vaksinës së shumëpritur. Kjo u njoftua nga Ministri Federal i Ekonomisë Peter Altmaier, CureVac dhe investitori i tij kryesor Dievini të hënën. Qeveria megjithatë nuk do të ketë asnjë ndikim në politikën e biznesit të kompanisë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF