‘Rrallë e për mall’; Keanu Reeves fotografohet me të dashurën!

Diskreti i Hollywood ndonëse e bëri publike lidhjen me të dashurën e tij një vit më parë, vijon të ruajë një profil të ulët publik sa i përket jetës private.

Keanu Reeves dhe partnerja Alexandra Grant janë fotografuar si rrallë në përditshmërinë e tyre, teksa ndodheshin në aeroportin e Berlinit të shoqëruar nga kasti i filmit ‘The Matrix 4’ në të cilin Keanu do të jetë pjesë e kastit.

Aktori 55 vjeçar dukej i qeshur dhe i lumtur krah partneres 46 vjeçare teksa dyshja po bisedonin me kastin e aktorëve. Reeves dhe Grant dolën publikisht për herë të parë në nëntor të 2019-ës dhe përpos spekulimeve për romancëen e tyre, duket se marrëdhënia e çiftit po shkon më së miri.

Sakaq filmi Matrix pritet të shfaqet në ekranin e madh në vitin 2021.

easy dinner ideas
Previous Article