KreuBusull

“Ruani veten, familjen, është sëmundje e tmerrshme”; i shtruari në Infektiv bën apelin për qytetarët!

Me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19 në vend, janë rritur edhe thirrjet për ndërgjegjësim të mjekëve drejt qytetarëve duke kërkuar respektim të rregullave mbrojtëse si dhe evitimin sa më shumë të jetë e mundur të vendeve të populluara.

Aktualisht në Spitalin e Infektivit në Tiranë po marrin trajtim të specializuar 76 pacientë të infektuar me Covid-19 ndër ta 14 në terapi intensive.

Televizioni Klan ka mundur të marrë dëshminë e një prej të shtruarve në Infektiv i cili ka treguar se sëmundja nuk është aspak e lehtë dhe vështirësitë në frymëmarrje janë të mëdha.

“Ju lutem respektoni rregullat. Është një sëmundje e tmerrshme, është shumë e tmerrshme unë po e vuaj shumë. Është një sëmundje që të merr frymën. Respektoni rregullat, ruani veten, ruani familjen dhe shoqërinë”; tha 50 vjeçari i infektuar i cili prej dy javësh po lufton me Covid-19 në Infektiv.

Sipas bluzave të bardha në pavionin infektiv po marrin ndihmë mjekësore edhe të rinj të moshës 30 vjeç. Shumica e të shtruarve janë të moshës 50-60 vjec dhe paraqiten me të njëjtat simptoma të rënda si në fillim të pandemisë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF