“Covidi më la”; Flojan Binaj jep lajmin e mirë!

Pas dy javësh izolim, për shkak se rezultoi i infektuar me Covid-19, aktori Florjan Binaj duket se është shëruar. Pasi i është nënshtruar tetsit të radhës, Binaj ka rezultuar negativ dhe tashmë është gati për t’ju rithyer aktivietit normal.

Lajmin e mirë e ka ndarë vetë Binaj ku me humor lajmëron se ‘Covidi e la’ dhe se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Më në fund Covidi më la. Falënderoj të gjithë ata miq dhe mikesha që më ndenjën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruan aktori i “Portokalli.

Florjan Binaj u infektua me Covid-19 rreth dy javë më parë, por fatmirësisht ai ishte asimptomatik duke mos shfaqur asnjë shenjë të sëmundjes. Sipas protokollit, Binaj u vetëkarantinua në shtëpinë e tij për 2 javë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article