Nëse po mendoheni ende për librin “poshtë cadrës së plazhit”, mos harroni “ Saga e jetëve legjendë!”

Vladimir Lenin, Mata Hari ( agjentja e famshme qe vazhdon të intrigojë akoma edhe sot), Luigji i XIV ( Mbreti Diell), Mari Kyri ( gruaja e parë me dy cmime Nobel), Aleksandri i Madh ( me nënë ilire), – me copëza historish që na tregojnë jetët e figurave të tilla të shquara, libri i Arjan Konomit, “ Saga e jetëve legjendë), premton të na dërgojë në një dimension tjetër teksa shfletojmë faqet e tij.

Një shkëputje kjo e shumëdëshiruar, sidomos tani, kur pas rëndesës psikologjike të shkaktuar prej pandemisë, e kemi kaq të nevojshme të transportohemi në “ kohë të tjera”, në vende të tjera, mes personazhesh që kanë lënë gjurmë në historinë e botes. Si ishte jeta e tyre, cfarë i bëri ata që ne i njohim sot, cfarë mund të mësojmë ne prej së shkuarës…

E donim një libër të tillë poshtë cadrës së plazhit, por jo vetëm kaq, e duam dhe më tej.

‘’Vendosa ta shkruaj këtë libër me qëllim që t’I sjellë lexuesit shqiptar, copëza jete të personazheve të jashtëzakonshëm që përbëjnë pjesë të rëndësishme, të trashëgimisë historike njerëzore, nxitur nga dëshira për të kënaqur një mendje kozmopolite, në kërkim të njohjes, të kulturës dhe erudicionit, “ shkruan vetë autori.

Dhe nuk ka sesi të zhgënjejë më penën e tij Arjan Konomi, me një karrierë publicistike në Itali, një vend në të cilin për shumë vite ka publikuar një numër të madh artikujsh dhe esesh në revistën prestigjoze të gjeopolitikës Limes, ku është zgjedhur anëtar i Këshillit Redaksional të saj. Kureshtja, tashmë është zgjuar në maksimum për këtë sagë të rrallë!!

easy dinner ideas
Previous Article