Pëllumb Pipero jep alarmin: “Rritje e infektimeve në gusht”, por…!

Gjatë muajit gusht pritet të ketë rritje të infektimeve me koronavirus. Lajmin e dha në një intervistë për Tv Syri mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili është kujdesur gjatë këtyre muajve të vështirë që ta mbajë publikun të informuar mbi situatën e pandemisë.

“Situata është serioze”, tha ai, ndërsa theksoi se shqetësimi kryesor mbetet vjeshta, kohë kur vec Covid 19, do të qarkullojnë si gjithmonë edhe viruse të tjera.

Megjithatë sipas mjekut, situate nuk ka dalë jashtë kontrollit. Për të ndihmuar edhe më shumë ne menaxhimin e saj, ai thotë se do të hyjnë në lojë edhe spitalet rajonale.“Situata nuk është e mirë, është serioze, për t’u shqetësuar, por në asnjë mënyrë nuk mund të themi që është jashtë kontrollit. Po të ishte jashtë kontrollit, nuk do të kishte gjurmim, testim, izolim, shtrime në spital”, ka thënë Pipero.

easy dinner ideas
Previous Article