Një ditë shopping për Brooklyn, Nicola dhe Harper; vëmendjen e merr e vogla fashioniste!

Çifti i sapo fejuar Brooklyn Beckham, Nicola Peltz e rezervuan të mërkurën për të bërë shopping, duke marrë me vete edhe vogëlushen Harper.

Treshja e familjes Beckham janë fotografuar duke dalë nga një qendrë tregtare dhe vëmendja ishte totalisht tek vajza e vogël e çiftit Victoria dhe David Beckham, e cila si gjithmonë edhe kësaj here ishte nga koka tek këmbët ‘fashion’.

E veshur e gjitha me të bardha, 9 vjeçarja Harper dukej shumë e lumtur nën shoqërinë e të vëllait dhe të fejuarës së tij, teksa në portretin e saj ka nisur të gdhendet pamja e një zonjushe tejet elegante.

Harper duket se ka krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me të fejuarën e të vëllait, pasi gjatë gjithë kohës ajo nuk ja ka lëshuar dorën Nicolas.

Vajza e vetme e familjes Beckham është komentuar shpesh për ‘outfit-et’ me shije (ku me siguri janë atribut i së ëmës), ndaj nuk do të ishte çudi nëse Harper do të zgjidhte rrugën e mamit Victoria si stiliste.

easy dinner ideas
Previous Article