KreuCelebrity

Johny Deep me të dashur të re, kush është bjondia që i “ka marrë mendjen”!

Pas divorcit të shumëmediatizuar me Amber Heard dhe traumën që ai shkaktoi, nuk e menduam se Johny Deep do ta gjente dashurinë kaq shpejt, por ja që nuk I dihet asnjëherë! Aktori i famshëm hollivudian thuhet të jetë lidhur me modelen me origjinë gjermane, Sophie Herman, e njohur edhe nga show “ Made in Chelsea”, ku interpreton krahas emrash të njohur si Ollie Locke dhe Olivia Bentley.

Media të ndryshme shkruajnë se ata takuar në një hotel të Londrës. Sophie thuhet të ketë shkruar numrin e saj të telefonit në një copë letër, të cilën e kaloi përmes telave të kitarrës së tij.

Që prej atëherë, nisën të flisnin shpesh në telefon dhe tani po shijojnë kohën së bashku, ndërsa Deep duket se kërkon ta hedhë sa më shpejt pas krahëve historinë me Heard!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF