KreuCelebrity

“Nuk kam askënd në jetën time”: Këngëtari nervozohet keq me “Surën”!

Është përfolur prej kohësh lidhja e saj me këngëtarin Reynmen. Në mediat turke, janë publikuar vazhdimisht foto të tyre në shoqërinë e njëri-tjetrit, e madje konsideroheshin një cift mjaft simpatik.

Por Farah Zeynep Abdullah, e njohur më shumë si “Sura” nga seriali “Kurt Seit dhe Sura”, e mohoi përballë gazetarëve lidhjen me këngëtarin 24 vjecar. “Asgjë që është shkruar në media nuk është e vërtetë. Nuk kam askënd në jetën time”, tha aktorja 34 vjecare.

Kjo deklaratë e saj e ka lënduar shumë Reynmen. Aq sa vendosi ta hiqte menjëherë nga lista e ndjekësve në Instagram, dhe syrit të fansave nje gje e tille nuk i shpëtoi. Farah iu përgjigj këtij veprimi me ironi, e për momentin, gjërat mes tyre nuk duket të jenë sheshuar!