Sëmundja e rëndë, ndërron jetë ylli i “ Game of Thrones”!

E njohur për rolet e saj si Emma Peel në serinë filmike “The Avengers”, dhe së fundi per interpretimin e Olenna Tyrell në serialin Game of Thrones, aktorja Diana Rigg ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. “Ajo ka vdekur paqësisht në mëngjesin e hershëm sot. Ka qenë në shtëpi me familjen e saj, e cila ka kërkuar privatësi në këtë kohë të vështirë”, tha agjenti i Rigg.

Aktorja ka krijuar një karrierë të gjatë me rolet e saj nëpër teatro, ndërsa njihet edhe për paraqiten e saj në filmin James Bond, në të cilin karakteri i saj martohet me një spiun britanik. Rigg ka lindur në Anglinë veriore, por ishte zhvendosur me familjen në Indi përpara se të kthehej në shkollë në Angli.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article