7 arsye pse meshkujt i pëlqejnë gratë me flokë të shkurtër!

Ideja se gratë me flokë të gjata janë më të pëlqyera nga meshkujt është shumë e njohur prej dekadash.  Së fundmi, sipas një studimi rezulton se edhe  gratë me flokë të shkurtra shfaqin një lloj tërheqjeje dhe jo rrallë ndodh që një vajzë me flokë fare shkurt të kthejë ca koka pas. Gjithsesi përpos faktit se  gjithçka varet nga preferenca,  ka disa arsye që i bën meshkujt të tërhiqen nga femrat me flokë të shkurtër ˸

Flokët e shkurtër tërheqin vëmendjen˸ Bien më tëpër në sy, kështu që meshkujt i dallojnë menjëherë. Ata thonë se femrat më flokë të shkurtër janë më të pakta dhe kjo i bën të jenë ndryshe. Një model i tillë do tʼi bëjë të parezistueshme.

Dalin në pah fytyra dhe qafa˸ Nëse e keni vënë re, modelet në pasarela i mbajnë flokët të kapura për të treguar më mirë tiparet e tyre. Flokët e gjatë mund të jenë shpërqendrues, duke ʽfshehurʼ pjesët si fytyra e qafa që janë shumë tërheqëse.

Ngjashmëria me personazhe të famshëm˸ Në mendjen e meshkujve, flokët e shkurtër i kujtojnë gra të famshme, që janë shumë të pëlqyera prej tyre. Shembuj femrash të njohura me flokë të shkurtra˸ Emma Watson, Natalie Portman, Winona Ryder, etj.

Flokët e shkurtër kërkojnë më pak përkushtim˸ Për flokët e gjatë duhen shumë minuta në ditë për krehjen, stilimin( të drejtë ose onde). Kjo do të thotë se duhen edhe shumë produkte mirëmbajtjeje, që për meshkujt është çmenduri. Ata urrejnë të presin, ndërsa flokët e shkurtër nuk marrin aq shumë kohë.

Flokët e shkurtër = Vëtëbesim ˸ Për të prerë flokët shkurt duhet guxim.  Në sytë e meshkujve femrat me flokë të shkurtër kanë shumë besim tek vetja.

Prakticiteti ˸ Për meshkujt është e padurueshme të shohin flokë në dysheme. Sipas tyre,  flokët e shkurtër janë më praktikë dhe mund tʼi përkëdhelësh lehtë.

Kujdesi për pamjen˸ Jo domosdoshmërisht flokët e gjatë tregojnë kudesin që shfaq një grua për veten. Kur flokët e shkurtër duken të kuruar, për meshkujt kjo do të thotë shumë.

 Burimi˸ Bright Side

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article