Maskat e preferuara të Jennifer Aniston dhe Sarah Jessica Parker!

Duke qenë se fatkeqësisht Coronavirus po bëhet çdo ditë pjesë e jona, na është dashur të mësohemi të jetojmë dhe të përshtatemi me rregulla të reja. Duket se dalëngadalë po kthehet në normalitet fakti që tashmë dollapi ynë i rrobave ka një hapësirë të re, për një aksesor të ri; maskat e fytyrës.

Nëse fillimisht kemi zgjedhur modelet e disponueshme, duke shpresuar në një zgjidhje më të shpejtë të problemit, tani që situata është më e qartë dhe  me sa duket, do të duhet të jetojmë me COVID-19 për një kohë më të gjatë, kërkohen zgjidhje, të qëndrueshme, të cilat nuk dëmtojnë mjedisin. Në të njëjtën kohë, meqë gjithmonë kemi nevojë për pak lehtësi, dizajnerët kanë krijuar modele më të këndshme, të cilat mund të kombinohen me veshjen njëjtë si çdo aksesor tjetër i modës.

Dhe në botën e yjeve, ka nga ata që, duke u kujdesur shumë për stilin e tyre, kanë zgjedhur me kujdes maskat më të bukura tek të cilat mund të dallohet lehtësisht edhe stili.  Njëra prej tyre është Sarah Jessica Parker e cila u pa në dyqanin e saj në New York të veshur me maskën ‘Wolford Cares Lace’, një maskë e zezë me dantella në një material me te cilin mund te marrësh lehtësisht frymë dhe krejtësisht të papërshkueshëm nga uji. Aktorja e shoqëroi atë me një fustan të zi dhe këpucë me shkëlqim argjendi nga linja e saj SJP.

Jennifer Aniston gjithashtu zgjodhi të njëjtën maskë, por zgjodhi një model më thelbësor, në përputhje me pamjen e saj sportive. Ylli postoi një selfie në Instagram për të rritur ndërgjegjësimin e ndjekësve të saj për këtë temë.

Këto maska kushtojnë afërsisht 30 dollarë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article