E dashura e la për Neymar, Maluma gjeti një bjonde të bukur!

Historia e tij e dashurisë me Natalia Barulich bëri bujë të madhe, jo vetëm sepse ishin një cift mjaft simpatik dhe lidhjen e vet nuk linin rast pa e treguar në rrjetet sociale, por edhe për mënyrën sesi u ndanë.

Romanca e tyre mori fund pas lajmeve se Natalia e kishte tradhëtuar me futbollistin Neymar.

Ky i fundit dhe shokët e ekipit të tij madje e ngacmuan duke kënduar këngën “Hawaii”, që Maluma thuhet se ia kishte kushtuar modeles. U duk saktësisht si një vënie në lojë. Por këngëtari duket se është në një lidhje të re dhe nuk I intereson më asgjë që ka të bëjë me ish të dashurën. Vajza me të cilën është fotografuar mendohet të jetë Susana Gomez, e cila nuk është pjesë e botës së showbizit. Nuk e dimë kush qesh më mirë tani!

easy dinner ideas
Previous Article