KreuCelebrity

Nga pastruese në Miss Universe: Historia e “Hirushes” moderne shqiptare!

Sot renditet në 6-shen më të mirë të Miss Universe dhe ka një të ardhme të bukur përpara saj. Por gjërat nuk kanë qenë gjithmonë “kaq rozë” për Elsa Aliaj. Vajza nga Laci, që sot bën jetë luksoze, është përballur me momente mjaft të vështira në fëmijërinë e saj.

Prindërit e Elsës emigruan në Itali në vitet 2000, e vajza ka lindur pikërisht aty. Nuk ishte e lehtë për familjen e saj jetesa në vend të huaj. Prindërve të Elsës i është dashur të bëjnë mjaft sakrifica, e asaj vetë gjithashtu.

Ajo vetë tregoi në “Ftesë në pesë”  sesi kishte punuar si pastruese bashkë me nënën e saj, për të përballuar vështirësitë ekonomike.“Nuk doja që vëllezërit e mi të vegjël ta ndjenin krizën që po kalonim. Kush shkoja në shkollë u kërkoja shoqeve të mia ndonjë ëmbëlsirë, ato ma jepnin dhe unë e ruaja për vëllezërit e mi, “ thotë ajo. Por sakrificat u shpërblyen dhe sot është në një piedestal të cilin përpara disa kohësh, as që e mendonte!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF