Zbulohet përbërësi sekret i flokëve të mrekulleshëm të Victoria Beckham!

Victoria Beckham ka aq shumë gjëra për të cilat çdokush do ndjehej xheloze. Posedon një perandori mode, një gardërobë të jashtëzakonshme, shtëpira luksoze në të gjithë botën dhe në krahë një nga burrat më të pashëm në botë. Për të gjitha këto është shkruar e treguar. Tani ka mbetur dhe një sekret i pazbuluar për të. Sekret, të cilin e zbulon vetë burri, që kujdeset për flokët e Viktorias.   

Stilisti i famshëm, Jason Collier, i cili modelon flokët e Beckhamit, ka zbuluar sekretin e flokëve të shëndetshëm dhe me shkëlqim: dhe ky është kolagjeni.

“Kolagjeni mund të veprojë si një antioksidant për të luftuar dëmtimin e qelizave, pasi studimet tregojnë që dëmtimi i radikalëve të lirë në qelizat që prodhojnë ngjyrën e flokëve mund të jetë një nga arsyet për thinjen e parakohëshme”, thotë Collier, i cili aktualisht po bashkëpunon me  linjën LQ Collagen.

Kolagjeni është proteina, e cila luan një rol të rëndësishëm në forcimin e indeve lidhëse.

Kolagjeni prodhohet nga vetë trupi por, ndërsa plakemi, aftësia jonë për ta prodhuar atë zvogëlohet dhe kjo është një nga arsyet që lëkura fillon të rrudhet dhe flokët tanë mund të ndjehen më të dobët.

easy dinner ideas
Previous Article