Dy muaj pasi shpalli fejesën; këngëtarja e famshme i jep fund romancës!

Vetëm disa muaj ka zgjatur romanca e këngëtares Demi Lovati, e cila vetëm dy muaj pasi i tha Po propozimit për martesë nga i dashuri Max Ehrich, dyshja i kanë dhënë fund romancës.

Sipas People, burime pranë çiftit kanë konfirmuar se Demi dhe Max pavarësisht respektit dhe vlerësimit që kanë për njëri tjetrin, kuptuan se është më mirë që ata të marrin drejtime të ndryshme.

“Ka qenë një vendim i vështirë për të dy, por Demi dhe Max kanë vendosur të shohin në drejtime të ndryshme për t’u fokusuar tek karriera e gjithsecilit. Ata kanë respekt dhe dashuri për njëri tjetrin dhe do ta çmojnë përherë kohën e kaluar sëbashku”; është shprehur një burim për People.

Lajmi i ndarjes vjen vetëm dy muaj pasi artistja 28 vjeçare mori propozimin romantik nga partneri 29 vjeçar në Malibu ku Demi u shpreh tejet e lumtur që po merrte hapin e rëndësishëm me personin që sipas saj e bën që ajo të jetë versioni më i mirë  i vetes.

 

easy dinner ideas
Previous Article