KreuCelebrity

Në ditët e fundit të shtatzënisë; Arbana Osmani fotografohet dorë për dore me Eduartin!

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj vetëm pak ditë i ndajnë nga takimi më i rëndësishëm i jetës së tyre, teksa dyshja janë në pritje të një bebushi që pritet të vijë në jetë këto ditë.

 

 

Mirëmengjes nga unë dhe nga një random bubi i ngjitur?

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Moderatorja e njohur ka ndarë herë pas here foto e video gjatë muajve të pritjes së ëmbël, por përgjithësisht është kujdesur që të mos e ekspozojë barkun e rrumbullakosur.

Ndaj një foto e shkrepur nga ‘Iconstyle’ ku Arbana dhe Eduarti janë kapur gjatë përditshmërisë së tyre rrëmbeu vëmendjen tonë. Të kapur për dorë dhe të shpërqendruar në bisedën e tyre, në këtë foto patëm mundësi si rrallëherë të shohim barkun e rrumbullakosur të mamit në pritje.

 

 

Shume e lumtur per ty❤️ @eduartgrishaj #gjyshjashortfilm

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Bebushi që pritet t’i bashkohet familjes këtë vjeshtë do të jetë fëmija i dytë për Arbana Osmanin, pas djalit Jon që ka nga martesa me ish-bashkëshortin dhe fëmija i parë për regjisorin Eduart Grishaj.

 

 

Morning cuddles ❤️

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF