KreuCelebrity

Në fundin e shtatzanisë, Arbana duket mjaft në formë në krah të Eduartit!!

Arbana Osmani tashmë është në fundin e pritjes së ëmbël. Moderatorja do të bëhet nën për herë të dytë; Arbana dhe partneri i saj Eduart Grishaj do të jenë prindër të një djali. Nga martesa e mëpashme ajo ka dhe një djalë tjetër, Jonin.

Gjininë e fëmijës e zbuloi vetë regjisori që thotë se do të donte që kur ai të rritej, të bëhej futbollist! Sakaq, në një foto të shkrepur së fundi të ciftit nga “Iconstyle”, Arbana shihet me barkun plotësisht të rrumbullakosur, por mjaft në formë. Duket ka arritur t`i ruajë sa ka mundur linjat, edhe pse përmes postimeve të ndryshme na ka treguar se këtë periudhë, ka pasur një neps të madh sidomos për ëmbëlsira!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF