17 ngjyrat/trendet më IN për flokët !

Ngjyrat e Vjeshtës

Nëse mendoni se Vjeshta dhe Dimri janë dy sezone ku nuk duhet të mendoheni shumë për ngjyrën e flokëve, gaboheni. Sepse pikërisht në këto stinë duhet të zgjidhni tonet e duhura për flokët, ndaj edhe sugjerimet e sivjetshme janë plot jetë, të gjalla dhe drithëruese. Mund të zgjidhni nga e kuqja e zjarrit deri tek ajo me nuancat e qershisë, bjonde mjalti deri tek ato platin, e deri tek e kafenjta e gështenjës apo nuancat rozë e blu, që sivjet janë një befasi.

Bjonde e ndritshme

Flokët bjondë kërkojnë një përkujdesje maksimale, sidomos nëse zgjidhni ato me shkëlqim si Emily Ratajkowski, e cila u transformua nga një zeshkane natyrale, në një bjonde rrezatuese. Formula më e mirë për t’i mbajtur ato në formën e duhur është t’i thani mirë dhe t’i lini të lëshuara sepse shkëlqejnë më shumë.

E kuqe qershie

Jeni lodhur nga ngjyrat klasike dhe doni një pamje provokuese? E kuqja me nuancat e qershisë është ideale, sidomos për flokët e gjatë, të cilat ju bëjnë të jeni akoma më sensuale. Nëse bëni një kalim nga bjonde në kuqe, do të jetë një transformi kolosal. Kujdesuni që flokët të kenë ngjyrë të njëtrajtshme.

Rozë pastel 

Nuanca e rozës pastel u kthye në një prej më të pëlqyerave gjatë periudhës së karantinës dhe rezultoi e suksesshme, ndaj edhe sugjerimet e stilistëve ishin të menjëhershme. Mund të kombinoni rozën me bazë ngjyrën e pjeshkës me tone më të mbyllura për flokë të mëndafshtë.

Çokollatë

Nuk do të jetë aspak klasike këtë Vjeshtë e kafenjta, nëse dini t’i jepni tonalitetet e çokollatës. Pak më shumë ngrohtësi në kolorit do t’i jeptë flokëve një tjetër dimension në mënyrë që të mos duken aspak e njësoj me atë ngjyrë që keni pasur me parë, mjafton të theksoni pjesët ekstreme, sidomos në pjesën ballore.

Blu 

Po, po blu! Sidomos për ata që janë në kërkim të diçkaje të guximshme. Filloni sezonin e vjeshtës me këtë ngjyrë të ndritshme dhe elektrike, e cila mund të duket e vështirë për prerjet, por mund të çiftohet bukur me një prerje flokësh me balluke të vogël. Kujdes! Një shampo për ruajtjen e ngjyrës është e domosdoshme.

Dyngjyrëshe 

Nuk mund të vendosësh dot për ngjyrën e duhur të flokëve? Bëjini gjërat më të lehta për veten tuaj dhe zgjidhni një lyerje dytongjyrëshe. Mund të kombinoni ngjyrat e errëta me ato pastel, si ngjyra kafe dhe rozën pastel, ose livando dhe bjonde. Mos u frenoni nga komentet, kjo është një zgjedhje e përsosur e sezonit.

Bardhë e zi

Dua Lipa është mbretëresha e ngjyrave të flokëve për vitin 2020, ndaj nuk është për t’u habitur që nuanca e saj bardh e zi, duke lënë të duket hija e rrënjës natyrale të flokut mbi atë bjond, krijon një kontrast të fortë dhe për të stilizuar pamjen e saj. Mund të kombinoni vetëm nuancat e forta që bëjnë diferncën.

Livando 

As e kishit menduar që do të lyenit flokët ngjyrë livando, por e vërteta është që ato janë trendi i vitit. I quajtur ndryshe modeli IMO, këto nuanca janë një përzierje e përsosur e nuancave vjollcë, rozë dhe blu, që padyshim të gjitha rrinë bukur në vjeshtë, ndaj mos ngurroni të provoni, pa gjetur asnjë justifikim.

Më shumë fije

Mund të konsiderohet lyerja më dimërore, sepse flokët humbasin shkëlqimin e diellit, ndaj duke i shtuar flokëve shumë fije të përafërta me ngjyrën tuaj natyrale, ju bën të dukeni akoma më bukur. Ekspertët pajtohen me faktin se këto tonalitete i japin ngrohtësi lëkurës së fytyrës dhe ju bëjnë më vitalë.

E kuqe vibrante

E kuqja mund të duket sikur nuk është kurrë në modë, por në fakt ajo gjendet tek të gjitha sugjerimet. Nëse keni vendosur të shndërroheni në një kuqe, atëherë është mirë të zgjidhni diçka drithëruese, mes tonaliteteve të bakrit dhe bordosë me nuanca të purpurta, sepse janë gjetje ideale.

Gështenjë 

Natyrisht e kafta është një trend super i dukshëm i ngjyrave të dimrit, por kësaj here, gjithçka ka të bëjë me shtimin e thellësisë. Provoni një ngjyrë kafe gështenjë, e cila ju dhuron më shumë hijen e një bruneje, por mos harroni të përdorni shampo pa sulfate, sepse vetëm kështu do ta mbani ngjyrën e freskët dhe të gjallë.

Bjonde luleshtrydhe

Për çdo bionde që dëshiron të ndryshojë ngjyrën e flokëve këtë vjeshtë pa bërë ndonjë ndryshim të madh, mund të marrë parasysh versionin bionde – luleshtrydhe. Thjesht mbani mend: shtoni nuancën që doni nga ana më e hollë dhe me pak volum, pasi duke e shtuar shumë të kuqen del më shumë në pah tonaliteti i duhur.

Shall

Dior sugjeron një shall mëndafshi për flokët, qoftë i pjesshëm apo i plotë, mjafton t’i mbajë ato të lidhura.

Fjongo 

Një fjongo është kaq feminile tek flokët, sa ju mund ta përdorni lehtësisht për të zbukuruar pamjen

Perla

Kaloni nëpër flokë disa perla të vogla, të cilat ngjajnë si një shi i cili rrjedh pambarimisht mbi kokë

Gërsheta 

Të vogla ose të mëdha, mjafton të jenë gërsheta, ju bëjnë të ngjani bukur duke nxjerrë tiparet e fytyrës.

easy dinner ideas
Previous Article