Si u kthye një kungull krijim Enada At’Nikolla në lajtmotivin e këtij Halloween-i?!

Halloween-i është një festë amerikane, që në Shqipëri nuk ka asnjë domethënie, por në suazën e festave të pafund që ne bëjmë është një tjetër datë që gëzon së pari fëmijët e vitet e fundit edhe gjithë familjen, me dekorin që po investohet gjithmonë e më shumë.

Pak javë më parë në instagramin e stilistes Enada At’Nikolla u pubikuan disa tavolina të dekoruara me lule dhe kunguj, që rrëmbyen sytë e të gjithëve. Ishin disa jastëkë kunguj me ngjyra gjithë jetë të realizuara për dekorimin e ‘Boutique Restorant Padam’, ku edhe ishin bërë këto foto.

Mandej atelieja At’Nikolla u kthye në një vitrinë, ku larmishmëria, ngjyrat, materialet e dashura të kadifenjta përkëdhelnin e joshnin gjithë klientet, të cilët ishin blëresit e parë të këtyre krijimeve kaq unike.

Me publikimin e tyre në faqen e shitjeve @shopbordo vërshuan porositë e tyre online!

Dhe ishte një befasi! Nga Shqipëria, Kosova e deri në Gjermani blerëset femra kishin gjetur aksesorin e duhur për t’i dhënë një frymë të re shtëpisë së tyre. Ishte si një gëzim, që mbërrinte me postë dhe rifreskonte me koloret e bukura gjithë shtëpinë.

Teksa 31 Tetori, Festa e Halloween po afron, ne do ta kujtojmë për të veçantën që Enada At’Nikolla solli.

E thelbin e festës le të manifestojnë amerikanët, ne do të vijojmë të gëzojmë kreativitetin dhe dimensionet që na ofroi ky tetor këtë vit..!

easy dinner ideas
Previous Article