9 dizenjo parketesh për cdo interior!

Parketi është një ndërhyrje dizajni më vete që mund të transformoj një shtëpi, si estetikisht ashtu edhe nga funksioni. Hidhini një sy këtyre propozimeve që variojnë në lloje druri nga më të ndryshmet, paterna të vecanta dhe tonalitete të panumërta dhe sigurisht ambjentet me të cilat do të shkonin secili lloj parketi.

 

Në këtë vilë moderne, druri i ngrohtë mundëson një prekje ngjyre në krahasim me interiorin dhe ngjyrat e hapura dhe natyrale. Dyshemeja në këtë shtëpi është e mbuluar me copa lisi në madhësi të njëjtë.

 

Tualeti në këtë shtëpi të mrekullueshme ‘Provinciale’ është mbuluar në dru të toneve të ndryshme të ngrohta, duke përfshirë lisin e tymosur në dysheme.

 

Parketi mbetet një nga zgjidhjet më të sofistikuara të një ambjenti. Këtu, druri në blloqe ‘kurriz-peshku’ i shton ,kësaj dhome ndenjie minimale, një elegancë, duke theksuar tonet e ngrohta të karriges së lëkurës dhe mobiljeve prej druri.

 

Nëse do ti japësh hapsirës motive pa përfshirë muret dhe copat , konsidero një dizenjo dyshemeje të ndërlikuar. Këtë parket mund ta gjejmë deri në 60 ngjyra.

 

Lagështira në banjo mund të shkaktoj drurin e ngurtë të deformohet, pra është më mirë të anojmë nga druri i projektuar – një rrip druri mbi disa shtresa. Eshtë gjithashtu ideale për ngrohje në dysheme. Për këtë banjo ne sugjerojmë këtë parket minimalist në tonet e grisë.

Në këtë dhomë, shikojmë një dysheme të shtruar me shirita të hollë bronzi , në dërrasat e lisit të djegur.  I jep një interes më të madh dizajnit të c’rregullt dhe shkon tmerrësisht shumë me drurin.

 

Kjo dysheme është realizuar me dru lisi të përpunuar dhe më pas lyer me boje druri në disa tonalitete të blusë .

 

‘Pse të ndalojmë tek dyshemeja?’ Druri i lisit në formë drejtëkëndore del nga kufinjtë e dyshemesë duke u ngritur dhe dy rrjeshta më tepër në konturet përreth dyshemesë dhe kjo jo vetëm për bukuri por edhe për ta mbrojtur atë.

 

Pllakat e cimentos në ngjyra të zbehta lidhen mirë me dërrasat e bardha të dyshemesë së kuzhinës.

 

 

 

 

 

 

 

 

easy dinner ideas
Previous Article