Del vendimi: universitetet mësim online, cfarë kufizohet tjetër!

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njoftoi se Komiteti Teknik i Ekspertëve po vlerëson mbylljen e pjesshme për aktivitetet e bareve dhe lokaleve, në zona të nxehta siç është ajo e Bllokut në Tiranë, duke qenë se konsiderohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjate orëve të natës”.

Rakacolli tha se 2 javët e fundit paraqitet me një rritje të numrit te rasteve, të cilat përkojnë me hapjen e shkollave, bareve, restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese.

Po kështu” Komiteti Teknik i Eksperteve, ka analizuar situaten dhe risqet, kemi vleresuar situaten në rajon dhe Europë, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë, pa prezenceë fizike të paktën për muajin e parë të hapjes, duke vlerësuar situatën ne dinamikë. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, tha Rakacolli.

easy dinner ideas
Previous Article