KreuCelebrity

Nuk zgjati shumë; Brad Pitt ndahet me të dashurën modele!

Mediat rozë “u cmendën” këtë verë kur Brad Pitt u fotografua me të dashurën e re; kureshtja ishte e madhe për modelen dy herë më të re se ylli hollivudian.

Shpejt u zbulua se 27 vjecarja Nicole Poturalski ishte e martuar dhe nënë e një fëmije . U tha gjithashtu se martesa e saj me 68 vjecarin Roland Mary, ishte e hapur (secili me flirtet e veta). Tani duket se marrëdhënia e Pitt me modelen nuk ka qenë aq serioze sa u tha në shtypin e huaj, dhe ata paskan vendosur t`i japin fund!

Një burim tha për People në fillim të shtatorit se ata e njohin njëri-tjetrin prej të paktën një viti dhe për herë të parë ata u panë bashkë në gusht të vitit të kaluar në një festë pas premierës në Berlin të filmit të Pitt “Once Upon a Time… In Hollywood”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF