KreuCelebrity

Aktorja shqiptare nënë e 4 fëmijëve rrëfen dashurinë me futbollistin afrikan 21 vjeçar!

Pas betejës me kancerin, divorcit me babain e katër fëmijëve të saj, aktorja nga Kosova Adriana Matoshi, duket se po kalon një periudhë shumē të bukur sa i përket çështjeve të zemrës.

Në një intervistē për Prive, 39 vjeçarja e njohur e kinematografisë kosovare rrëfeu historinë e dashurisë me futbollistin afrikan 21 vjeçar Keith Groeneveld që po ushtron karrierën e tij në Kosovë.

Për dyshen diferenca e moshës nuk ka qenë aspak pengesë dhe aktorja e njohur ka treguar se tek njeri tjetri ata panë shpirtin dhe mënyrën se ndihen kur janë bashkē.

Megjithatë në një mentalitet shqiptar, Matoshi është e përgatitur për shikimet e çuditshme rrugëve të Prishtinës apo komenteve paragjykuese të bashkëqytetarëve të saj, por për Adrianën asgjë nuk ka rëndësi për aq kohë sa ajo ndihet shumë mirë në këtë lidhje, dhe zgjedhja e saj nuk ka lënduar askënd përveçse ka sjellë lumturi tek ajo dhe partneri Keith.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF