KreuBordo Men

Ekziston një prerje flokësh që mund të “thyejë” zemra dhe këto 7 meshkuj janë provë e kësaj!!!

Ekziston një prerje flokësh që mund të

Në anglisht quhet “balluke e përdalë” dhe karakterizohet nga disa fije flokësh që shpëton nga tufa. Protagonist mbi të gjitha prerjet e flokëve me një tërheqje retro (nga Elvis në Johnny Depp version të viteve 90), duket se është shenja dalluese e “zemërthyerësve” të vërtetë.

Revista Cut e shpjegon këtë në një artikull të fundit në të cilin autori reflekton kryesisht në prerjen e flokëve të G-Eazy. Reperi amerikan, i cili jo për çudi e quajti albumin e tij të fundit ‘The Beautiful & Damned’, është eksponenti i fundit i shquar i kësaj tendence që është një shenjë dalluese e ‘zemërthyerësve’.

G-Eazy 

Çfarë ka që nuk shkon me këto fije floku “të vetmuara” nuk është ende e qartë ,por duket se përpjekja e tyre (fijeve të flokut) e qëllimshme për t’i shpëtuar pjesës tjetër të grupit është në vetvete një alarm i kuq. Vëmendje zonja dhe zotërinj, ju po rrezikoni një zemër të thyer.

Johnny Depp 

Brad Pitt 

Zayn Malik 

Thimotée Chalamet 

Të gjithë ata u pikasën me një fije floku jashtë vendit, por më pas duket se kanë ndryshuar duke zgjedhur modele më pak… të modës. Ata që janë të pajisur me një “balluke te perdale shpirtërore” më tepër sesa fizike, si Drake dhe Harry Styles, meritojnë një kapitull të veçantë. Këta të fundit mund të mos kenë asnjë fije të rënë dhe përsëri të thyejnë zemra , prandaj mos u mashtroni.

Harry Styles 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF