Moti dhe temperaturat për ditën e sotme në vendin tonë

Kosova

Moti –  E hënë, 21 Dhjetor 2020

VIJON ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme KU kthjellimet do jenë dominuese që orët e para të ditës. Mesdita dhe pasditja shpeshtojnë vranësirat por pa reshje.

Maqedonia e Veriut

Moti –  E hënë, 21 Dhjetor 2020

MBETEMI edhe ditën e hënë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në MV. Parashikohet që këto kushte atmosferie të vijojnë gjatë gjithë ditës.

Shqipëria

Moti –  E hënë, 21 Dhjetor 2020

Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të shpeshta POR duke ju afruar mesditës vranësirat largohen nga territori shqiptar duke ja lënë vendin kthjellimeve. Këto kushte atmosferike mbeten dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke u luhatur nga -1°C në 15°C.

Era do fryjë e lehtë me  shpejtësi deri 28 km/h  nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Previous ArticleNext Article