Kokë e këmbë me të zeza, Gigi dhe Bella Hadid shfaqen me veshjen perfekte të sezonit!

Gigi Hadid, tashmë një nënë e re, dhe motra e saj Bella, u fotografuan në rrugët e New York-ut me atë që mediat rozë e përshkruan si “veshjen perfekte të këtij sezoni”. Kokë e këmbë me të zeza, dy motrat modele nuk kaluan pa tërhequr vëmendje, edhe pse ishin me maska, kapele e syze.

Gigi kishte zgjedhur një pallto të madhe të zezë, model pak mashkullor, mjaft të gjerë tek shpatullat. Bella sakaq ishte në zonën e saj, një kombinim në stilin e viteve 90` me një pardesy të gjatë lëkure dhe një kapuc po të zi. Gigi përgjithësisht preferon ngjyrat në veshje, por këtë radhë duket se është frymëzuar nga e motra.

Previous Article