Nuse kujdes: Evitoni këto 10 gabime të zakonshme me flokët në ditën e dasmës!

Me siguri keni eksperimentuar për muaj me rradhë me flokët tuaj, me gjatësinë, me lyerjen, por planifikimi I tepërt përpara ditës tuaj të madhe mund t’I dëmtojë flokët tuaj. Stilistët e flokëve na zbulojnë gabimet e bukurisë që nuset bëjnë ndërsa presin ditën e tyre të madhe.

Mos i mbani flokët plotësisht natyralë

Në ditën e dasmës që flokët tuaj të duken sa më mirë konsideroni edhe vendosjen e flokëve zgjatues pasi do t’ju japë mundësinë që të vendosni aksesorë në flokë, flokët do të duken më të plotë dhe nuk do të dëmtohen.

Mos i lyeni flokët në momentin e fundit

Të ndryshosh ngjyrën e flokëve në minutën e fundit mund të jetë tunduese por një makth I vërtetë kur ju ndajnë vetëm pak ditë nga dasma. Nëse dëshironi të ndryshoni ngjyrën e flokëve të paktën ndryshojeni një javë para dasmës dhe pa prekur rrënjën e flokëve.

Mos kërkoni mendime

Mos lejoni që mendimet e miqve dhe familjarëve mbi modelin e flokëve të ndikojë te ju. Merrni vetëm mendimin e parukierit tuaj. Zgjidhni bashkë disa modele flokësh dhe planifikoni çdo gjë bashkë. Ti je më e rëndësishmja pasi është dita jote e madhe.

Mos i lani flokët

Ndoshta mund të duket natyrale larja e flokëve ditën e dasmës por stilistët e flokëve thonë se nusja duhet t’I lajë flokët një ditë para pasi kështu flokët do të kenë më shumë volum dhe do të shkëlqejnë.

Mos e nxitoni stilistin e flokëve dhe artistin e makijazhit

Është e kuptueshme se mund të keni emocione të shumta ditën e dasmës por mundohuni që të jeni sa më të qetë kur vjen fjala te stilisti I flokëve dhe artisti I makijazhit. Ata do të përpiqen të bëjnë më të mirën e mundshme për ju prandaj nuk duhet të stresohen.

Mos i prisni floëkt në minutën e fundit

Një nga gabimet kryesore që nuset bëjnë është prerja e flokëve në minutën e fundit. Kur flokët priten së fundmi modeli I flokëve nuk rri ashtu si duhet prandaj është e rekomandueshme që flokët të priten rreth gjashtë javë para dasmës.

Mos i anashkaloni vitaminat e flokëve

Merrni vitamin me biotinë sapo të planifikoni ditën e dasmës pasi ju ndihmojnë në rritjen e flokëve të shëndetshëm.

Mos jini shumë aventurierë

Dita juaj e dasmës nuk është dita për eksperimente me gjatësinë apo stilin që nuk e keni patur kurrë më parë. Mbani atë stil që keni patur gjithnjë pasi ajo jeni ju.

Mos u mbështesni vetëm në sprajin e flokëve

Sigurohuni që parukieri juaj të përdorë produktet e duhura për pamjen tuaj përfundimtare që të mos prishet.

Mos harroni shkëlqimin

Përdorni maska flokësh çdo javë kështu flokët tuaj do të shkëlqejnë.

Mos vendosni kurora me lule

Ky është një trend pas të cilit nuset e reja tërhiqen por pendohen më vonë.

Mos harroni përforcimet

Nëse nuk do të keni një parukier deri në fund të dasmës tuaj sigurohuni që të keni produkte me vete për flokët.

Burimi/Harper’s Baazar

Previous ArticleNext Article