KreuBusull

Zgjedhjet në Kosovë; fitore e thellë për Albin Kurtin!

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në këto zgjedhje të teta në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Kurti, partia e të cilit sipas rezultateve fillestare të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) ka grumbulluar 47,75 për qind të votave, foli në një konferencë të përbashkët për media para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë së bashku me ushtruesen e detyrës presidente e Kosovës, Vjosa Osmani, iniciativa politike e së cilës u përfshi në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, duke përfshirë edhe oponentët politikë “për garën fer dhe pa incidente”, të cilëve u uroi “reformë të suksesshme”.

“Kjo fitore madhështore sonte, është vetëm mundësia që ne ta fillojmë ndryshimin që e duam. Na presin shumë punë e shumë angazhim, se vendi është në krizë të shumëfishtë. Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa do të bëjmë ndonjë gabim, por qëllimin e kemi të mirë e fisnik dhe unë çdoherë do të jem i hapur me ju”, tha Kurti, duke shtuar: “Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësinë ndaj secilit e kudo. Pra, drejtësi pa hakmarrje”.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF