Cameron Diaz zbulon pse ajo ‘nuk mund ta imagjinonte’ rikthimin në aktrim

Kanë kaluar shtatë vjet që kur Cameron Diaz u shfaq në ekranin e madh, por ish-aktorja e Hollivudit ka thënë se nuk nxiton të kthehet në aktrim.

Në një dalje në emisionin radiofonik të SHBA “Quarantined with Bruce” të Enjten për të promovuar markën e saj të re të verës, ylli 48-vjeçar zbuloi se të bërit nënë i kishte ndryshuar përparësitë e saj.

“A do të bëj përsëri një film? Nuk po shikoj, por do ta bëj? Nuk e di. Nuk kam ide. Ndoshta. Asnjëherë mos thuaj kurrë”, tha Diaz.

“Por nuk mund ta imagjinoja të isha nënë tani ku jam, me fëmijën tim në vitin e saj të parë, të jem në një set filmi që zgjat 14 orë, 16 orë të ditës time larg fëmijës tim ”

Diaz u martua me këngëtarin e Good Charlotte Benji Madden në 2015. Çifti kanë një vajzë një vjeçare së bashku, të quajtur Raddix.

“Unë ndihem kaq e bekuar që kam mundesinë të jem këtu me fëmijën tim dhe të bëhem nëna që unë dua të jem,” tha ajo. “Eshtë një bekim, është një privilegj dhe jam vërtet mirënjohëse.” Me daljen në pension për një kohë të gjatë në këndvështrimin e saj, Diaz aktualisht është përqendruar në mëmësinë dhe Avaline – marka e verës organike që ajo filloi me sipërmarrësen e modës Katherine Power vitin e kaluar.

“Avaline është e vetmja punë e përditshme që po bëj përveç të qenit grua dhe nënë e cila ka qenë më e rëndësishmja … ka qenë pjesa më e përmbushur e jetës time deri më tani.”
Në gusht të vitit të kaluar Diaz – e cila njihet më shumë për rolet e saj në “Maska” (1994), “Ka diçka rreth Mary” (1998) dhe “Vanilla Sky” (2001) – zbuloi se gjeti “paqe” në “shpirt” pasi u largua nga karriera e saj në Hollywood.
“Thjesht vendosa që doja gjëra të tjera nga jeta ime. Kisha ecur kaq shumë për kaq shumë kohë, duke punuar, duke bërë filma dhe është e veshtire”, tha ajo gjatë një dalje në “In Goop Health: The Session” të Gwyneth Paltrow.
Paraqitja e saj e fundit në film e karrierës së saj 20-vjeçare erdhi në adaptimin e vitit 2014 të “Annie”
Previous ArticleNext Article