5 trendet më “IN” të momentit

Thurje dhe zinxhirë nga Bottega Veneta

Kjo çantë prej lëkure me mbajtëse prej zinxhiri nga Bottega Veneta dallon për teknikën e thurjes, duke përdorur një sipërfaqe të lustruar që krijon efektin e mbivendosjes së rripave, ky është një aksesor elegant, që çdo grua do ta kishte dëshiruar.

Trëndafili Xhorxhetë nga Giambattista Valli

Një fustan prej mëndafshi me printime trëndafilin e famshëm Xhorxhetë nga Giambattista Valli i cili luan përmes lojës së transparencës dhe mbylljes ekstreme me mëngët dhe jakën, një stil lozonjar i cili kombinohet me fruda në pjesën ekstreme.

Amina Muaddi zbulon Karmën

Marka e njohur e këpucëve Amina Muaddi zbulon karmën përmes të kuqes së rubinit: këto këpucë me një sipërfaqe të mbuluar tërësisht nga kristale ju dhurojnë një pamje akoma edhe më elegante përmes një lidhëseje, e cila zbukuron kyçin e këmbës.

Patkoi i fatit nga David Webb

Duke përdorur patkoin e kalit, si një objekt fatsjellës, por të dekoruar me ametis, rubinë dhe diamante, David Webb gërsheton arin e bardhë me atë të verdhë 18 karatësh, duke krijuar jo thjesht një bizhuteri dekorative, por një vepër të vërtetë arti.

Chloe kthen vitet ’70-të

Syzet e diellit të Chloé me lente me ngjyrë të lehtë na kthejnë pas në vitet ’70. Me një skelet të hollë prej metali ngjyrë ari, xhama me forma të rrumbullakëta, e prerje të vogla shumë delikate, ato krijojnë një kornizë të dyfishtë akoma më të bukur.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article