KreuStil Jetese

Ja 6 kombinime për xhinset e bardha të burrave

Ja 6 kombinime për xhinset e bardha të burrave

Nga pallto në sandale, nga triko të thurur në xhaketë lëkure. Pamje të ndryshme që kombinohen me xhinse të bardha

Kombinimi “ready -to-wear” (në kuptimin e vërtetë të fjalës) më i përshtatshmi për klimën pranverore është ai i xhinseve të bardha për burra me një pulovër leshi ose kashmiri. Modeli i koleksionit të ri për burra Dior pranverë-verë 2021 karakterizohet nga një prerje e drejtë me një rrudhë qendrore, një brez elastik dhe me funde shumë të gjatë për t’u kthyer. Paterni me spërkatje ngjyrash i jep akoma më shumë karakter.

Dior

 Xhinsi në pasarele me koleksionin më të fundit për meshkuj Celine nga Hedi Slimane është vetëm 50% xhins i bardhe, dhe na pëlqen për interpretimin krijues të një pjese të konsideruar si një element kryesor pranveror. Kombinimi me një xhaketë lëkure shumëngjyrëshe i shton hijeshinë pantallonave me dy ngjyra duke e bërë atë jashtëzakonisht interesant nga pikëpamja e modës.

Kombinimi me një triko të thurur është po aq i përsosur për ditët e ngrohta të pranverës. Në veshjen e koleksionit të ri për burra të Sarah Burton Alexander McQueen, gjatësia e rrobave të thurura dhe detajet elastike të shtuara në pantallona i japin ansamblit një pamje të relaksuar dhe origjinale. Bizhuteritë e ekzagjeruara dhe çizmet e errëta ushtarake shtojnë një prekje ‘punk’ britanike.

Alexander McQueen

Për ata që duan kombinime perfekte, propozimi në pasarelë me koleksionin e burrave Dolce & Gabbana pranverë-verë 2021 do të jetë ideal. Xhaketa dhe pesë xhepat janë bërë nga e njëjta pëlhurë xhins me një shtypje të veçantë të efektit të ujit. Plotësoni pamjen me sendet themelore si një këmishë e bardhë dhe atlete.

Dolce & Gabbana

Nëse për pamjen tuaj pranverore nuk doni të hiqni dorë nga prekjet e ngjyrave të ndritshme, kombinoni pantallonat e bardha xhins me një bluze me vija të ndritshme si në veshjen e koleksionit të ri MSGM nga Massimo Giorgetti. Prerja paksa e gjërë dhe qepja e kundërt e xhinseve për burra sjell ndërmend stilin e fundit të viteve ’90, ndërsa pjesa e sipërme e zbukuruar me thekë dhe aksesorët “turistik” menjëherë na con në një atmosferë pushimesh.

MSGM

Veshja me xhinse të bardha nga koleksioni për burra i pranverë-verës 2021 Isabel Marant është mbase më e guximshmja e përzgjedhjes sonë. Xhaketa e gjatë e papërshkueshme nga uji, së bashku me sandalet me rripa të hollë prej lëkure, na bën të imagjinojmë se pamja mund të jetë e përshtatshme për një stuhi të papritur pranverore. Efekti i ngjyrosjes së lehtë në pantallona na bën të vlerësojmë kreativitetin e modelit dhe ta falim kombinimin paksa të crregulluar.

Isabel Marant

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF