Sipas Lira Gjika këtë pyetje nuk duhet t’ja bëjnë kurrsesi të huajt fëmijëve tuaj!

Psikologia dhe pediatrja Lira Gjika është shpesh prezente me statuse në rrjetin social facebook ku shpjegon dhe këshillon prindërit për mënyrat e duhura për edukimin dhe rritjen e shëndetshme të fëmijëve të tyre.

Së fundmi, zonja Lira ka trajtuar një temë për të cilën me siguri secili prej nesh ka qenë një herë apo disa herë ‘viktimë’. Si je me mësime? A mëson në shkollë? Pse nuk mëson, shumë gabim që s’je nxnënës i mirë? Këto pyetje i kemi dëgjuar sa e sa herë të na drejtohen kur kemi qenë të vegjël. E duket se këto kureshtje të një të huaji drejtuar një fëmije të vogël nuk janë aspak normale.

Pediatrja e njohur Lira Gjika tregon se është hasur me një situatë të tillë dhe jep një mesazh shumë domethënës sesi prindërit nuk duhet të tregohen pasiv e ta lënë fëmijën e tyre vetëm në raste të tilla. Përkundrazi, pediatrja sugjeron që prindi të lavdërojë fëmijën e të mos e lejojë tjetrin ta përçmojë.

Postimi i pediatres: “Shkon mirë me mësime ti?”, “He si je ti, nxënës i mirë?” Me këto shprehje i drejtohej një zonjë një djali gjashtëvjeçar, i cili e shikonte me frikë dhe habi këtë zonjë, që nuk e përfillte as mamin dhe as nënën, që heshtnin me buzëqeshje ironike. dhe nuk mjaftonte heshtja e tyre, gjyshja lëvizi me trup në formë përçmuese ndaj djalit duke i kthyer kurrizin atij. Këto skena, ku fëmijët ndodhen vetëm përballë njerzish të panjohur, të cilët i kërkojnë “hesap” edhe pse prindërit janë present, janë skena të zakonshme në rrugët tona. Nuk e di pse e lejojmë tjetrin të na marrë në pyetje fëmijën dhe ne të rriturit pranë fëmijës, jo vetëm që heshtim, por edhe bëhemi palë me atë tjetrin e “tmerrshëm” dhe jo me fëmijën. Kjo sjellje prepotente dhe paedukatë e të rriturve duhet të lihet “jashtë përdorimit” me fëmijët, pasi është e dëmshme. Ne të rriturit duhet të mendohemi para se të flasim dhe ti zgjedhim mire fjalët dhe sidomos pyetjet dhe lëvizjet përçmuese, ndaj fëmijës. Prindërit nuk duhet të rrijnë pasiv në raste të tilla, por të ndërhyjnë duke e lavdëruar fëmijën dhe jo t’a lejojnë tjetrin, kushdo qoftë, të bëjë fëmijën të ndihet i vetëm dhe i përçmuar. E ardhmja është përgjegjësi e të rriturit. Çfarë modeli dhe etike do të përdorë dhe ofrojë ai, i rrituri fëmijës, ashtu do të jetë fëmija i rritur nesër”

 

Previous Article