Gjithçka duhet të dini për 1 prillin, Ditën e Gënjeshtrave! Dhe disa IDE si të gënjeni sot!

Vështirë të besojmë se ende nuk i keni punuar ndonjë rreng të afërmve apo miqve tuaj. Është 1 prilli i famshëm, dita kur mund të themi lirisht çdo të pavërtetë të mundshme, pa e vrarë mendjen për keqkuptime në fund.

Por, nga e ka origjinën i famshmi 1 prill?
Historitë, në fakt, janë nga më të shumtat. Një ndër më populloret të kthen në vitin 1564, kohë kur Franca e ndërroi zyrtarisht kalendarin në versionin moderg Gregorian. Një ndryshim i tillë bëri që festa e Vitit të Ri të zhvendosej nga fundi i marsit (që festohej deri më atëherë), në datë 1 janar. Sipas këtij tregimi, ata të cilët vazhdonin ta festonin ndërrimin e viteve më datë 1 prill, u quajtën ‘budallenjtë e prillit’. Megjithatë, ky mbetet vetëm një rrëfim, pasi të dhënat zyrtare kanë dëshmuar se një ndryshim i tillë ka ndodhur gradualisht, në një kohë që shtrihej pothuajse në një shekull.

Një tjetër teori, shumë herë më e thjeshtë, lidhet me dëshirën e njerëzve për të festuar datën një të muajit aktual. Arsyeja? Dëshirojnë ta quajnë këtë si ditën zyrtare të nisjes së pranverës. Kështu, festa më pa angazhime që mund të kishim është Dita e Gënjeshtrave. Media i ka dedikuar pothuajse gjithmonë një rreng të veçantë publikut për 1 prill, kështu që mos u habisni aspak nëse në internet sot ju rastis të lexoni gjëra të pabesueshme. Është thjesht dita dedikuar gënjeshtrës!

Më poshtë ju sjellim disa IDE se çfarë rrengjesh mund të bëni sot!

Për motrën frikacake

Pasi babi të ketë bëtë blerjet për shtëpinë, le të gjejë një surprizë të bukur pasi të dali nga marketi.

Të ngjisni një buri të fortë nën karrigen e shefit apo mësuesit (nëse do të guxonit)

Një mollë e ëmbēl prej qepe!

Të vendosni foton e Kim Jong në rreshtin e fotove të stafit të punës!

Tualeti do të jetë gjithë ditën i zënë

Të mbushni korridoret e shkollës me gota me ujë

Previous Article