Bes Kallaku: “Doja të largohesha nga Shqipëria, por ja c`më tha një prift”!

Sot është mjaft i suksesshëm, por dikur Bes Kallaku paska dashur të largohet nga Shqipëria. Ai dhe Jona Spahiu që drejtojnë emisionin e humorit “Kosherja”, ishin të ftuar “ABC e Pasdites”, ku aktori i humorit tha se do të vazhdojë të intërpretojë personazhin e Gjinit, që vazhdon të mbetet actual. “Sa te këtë PD, Kosherja do ketë Gjinin”, tha ai me plot humor. Pyetjes sakaq nëse e kishin menduar largimin nga vendi, të dy i thanë: “Po” . “Është shumë trishtim se si dikush që ka një karrierë shumë të mirë e mendon largimin nga ky vend. Më ka thënë një prift një ditë: ‘Këtë vend e ka bekuar zoti, por s`e do robi”, u shpreh Besi.

Previous ArticleNext Article