Zbulohet personi misterioz që shoqëroi Kim Kardashian në “Met Gala 2021”

Kim Kardashian West bëri një hyrje madhështore në “Met Gala 2021”, pa treguar as fytyrën e saj! Ajo i befasoi të gjithë teksa mori pjesë në “Met Gala” me një veshje të pazakontë. E frymëzuar nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, ajo kishte mbuluar plotësisht fytyrën me veshjen e zezë Balenciaga.

Ajo shoqërohej nga një njeri misterioz, i mbuluar po ashtu tërësisht në të zeza, i cili ngjante shumë me Kanye West. E ndërkohë që të gjithë ishin të bindur se ajo shoqërohej nga ish-bashkëshorti i saj në Met Gala, në fakt ishte Demna Gvasalia, drejtoresha krijuese e Balenciaga, ajo që ishte në krah të yllit botëror.

Previous ArticleNext Article