Flokët e aktores në komedinë e famshme shqiptare janë kthyer në trend i 2021-shit!

Quhet prerje ‘Shullet’ është një miksim i prerjes ‘mullet’ (të prera shkurt tek baluket dhe anash flokëve, ndërsa në pjesën e pasme të kokës flokët mund të mbahen në një gjatësi të konsiderueshme; dhe prerjes tjetër ‘shag’ e quajtur si modeli i flokëve ujk.

Së fundmi këngëtarja Xhensila Myrtezaj e bëri pjesë të ‘look-ut’ të saj trendin e ri të flokëve dhe në disa foto të postuara në instagram artistja tregoi pamjen e rifreskuar.

Për të qenë më të qartë dhe specifik modeli i flokëve të 2021-shit siç thamë quhet ‘Shullet’ dhe duket pikërsht kështu:

Duken të çrregullt po aq sa edhe të regullt dhe kjo është një strategji e mirë për të mos shpenzuar shumë kohë me flokët në mëngjes, e njëkohësisht për të qenë edhe stil.

Një model të përafërt flokësh me prerjen ‘shullet’ e kemi parë edhe në filmin shqiptar ‘Zëvendësi i grave’ ku Drita aktorja kryesore e komedisë së njohur mban pothuajse të njëjtin model flokësh me atë që sot quhet ‘shullet’ dhe është sugjerimi i kuratorëve të imazhit për  vjeshtën e këtij viti.

 

 

Previous ArticleNext Article