KreuFashion

Shumë më lirë nga ç’e mendonim! Koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë nga Vera Wang është një ëndërr!

Ajo ka veshur ëndrrat e mijëra vajzave anembanë botës të cilat veshjen e ditës më të bukur të jetës së tyre ja kanë besuar stilistes aziatike Vera Wang. Dhe sot marka, vetëm për kënaqësinë e atyre vajzave, por jo vetëm, njofton një lajm të mrekullueshëm:

Vera Wang Bride do të hyjë në portofolin e markave të Grupit Pronovias me një koleksion çmimet e të cilit do të ndryshojnë nga 1,600 € në 4,000 €. Jo vetëm kaq: në përputhje me politikën e përfshirjes së Grupit, në Itali rrobat do të jenë të disponueshme në madhësi nga 36 në 64.

Dy markat kryesore në sektor kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për 10 vjet: Grupi Pronovias do të kujdeset për prodhimin , shpërndarjen dhe tregtimin e modeleve.

Koleksioni do të përbëhet nga 60 fustane nusërie dhe 60 fustane për raste dhe ngjarje të veçanta, të krijuara tërësisht nga Vera dhe ekipi i saj dhe do të shfaqë modele novatore dhe ikonike, përdorimin e pëlhurave dhe materialeve të shkëlqyera dhe përfundime të punuar me dorë. Përveç kësaj, Vera Ëang ka krijuar një linjë aksesorësh.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF