Eni Lena: E gjithë eksperienca ime si artiste grimi  e përmbledhur në një libër

Mjeshtrja e make up-it sjell një manual profesional për të gjithë të rinjtë që duan të mësojnë teknikat më të fundit të frymëzuara nga karriera e saj 17 vjeçare. 

Kur lexoj thënien e artistit francez ‘Me një mollë do të çudis Francën’, më vjen në mendje artistja jonë, Eni Lena e cila me ngjyrat e Ama Caffe çmendi Tiranën. Çdo ngjyrë e realizoi si make up me fytyrat e modeleve duke kaluar çdo imagjinatë. Falë këtij talenti dhe punës prej vitesh, ajo do të sjellë për të gjitha vajzat e reja që duan të ecin në hapat e saj, një metodologji që u mëson çdo gjë që u duhet. Shumë artistë, personazhe të njohur të show bizz-it shqiptar kanë zgjedhur t’i besojnë prej vitesh asaj look-un e tyre për eventet më të rëndësishme.

Ajo ka qenë përfaqësuese në juri në kompeticione gjigante për talentet e reja në fushën e make up-it, ndërsa shumë nga revistat më në zë në vend, mes tyre revista prestigjioze BORDO, i kanë besuar pamjen e jashtme të modeleve në faqen e parë të tyre.

Tashmë e gjithë eksperienca e saj do të jetë e përmbledhur në një libër që do të shërbejë si manual suksesi për të gjithë të rinjtë. Metodologjia e këtij libri, krijuar nga Eni Lena prej vitesh e cila u botua në Korrik të këtij viti, ka për qëllim të mësuarit e teknikave profesionale të grimit të thjeshtë, skenik, editorial, fashion, etj. Libri ndahet në 7 kapituj ku në secilin prej tyre shpjegohet hap pas hapi procesi i zhvillimit të teknikave të makeup-it profesional. “Jam shumë e gëzuar që talenti dhe përvoja shumëvjeçare e punës time si makeup artiste sot del edhe në libër. Nëpërmjet kurseve të mia të makeup-it unë gjithmonë dua të përkrah gratë në biznes dhe gratë në zhvillim. Kurset e mia bashkë me njohuritë e librit ofrojnë ekspertizë si të siguroni shërbime sa më profesionale në fushën e bukurisë,” tha makeup artistja Eni Lena.

Eni Lena është vlerësuar me trofeun “Mjeshtër Pune” nga Shoqata Kombëtare “Bukuria Shqiptare”, ku dhe ka kryer “MasterClass” për metodat e fundit. Vlerësime të tjera profesionale përfshijnë çmime të tjera si: Make Up Artistja më e Mirë e Vitit 2021, Make Up Artistja më me influencë, Top Master Make Up Artist dhe Ekselencë në Industrinë e Bukurisë dhe Modës në Shqipëri. E gjithë eksperienca e saj së fundmi është botuar në librin “Pro Make Up Artist Classes”, duke treguar metodologjinë e saj profesionale. Së fundmi ajo u vlerësua edhe nga Kryebashkiaku Erjon Veliaj për kontrubutin e saj të dhënë çdokujt që artin e makeup e sheh si profesion, ku libri i saj shërben për çdo profesionist në të ardhmen.

Për një numër të madh të vajzave shqiptare, Eni Lena mbetet e pazëvendësueshme, sepse përveç profesionit që ushtron për 17 vite, ajo është e licensuar edhe për mësimdhënie nga Ministria e Punës dhe e Shërbimeve Sociale në Shqipëri për metodologji të certifikuar për makeup, krijuar nga Eni Lena.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article