“Ju të pashpirt që komentoni budalliqe”, motra e Sabianit reagon ndaj ndjekësve

Me rastin e muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, banorëve të “Big Brother VIP” u është kërkuar të rrëfejnë histori personale, duke dhënë një mesazh sensibilizimi për të gjithë ata që i ndjekin.

Një prej tyre ka qenë Sabiani, i cili ka humbur nënën e tij nga kjo sëmundje, dhe teksa ka nisur të tregojë nuk ka mundur t’i mbajë lotët, “Mua më ka vdekur nëna nga kanceri, jo në gji por në mitër. Më falni nuk kisha për ta treguar kurrë. Diagnostikimi i hershëm ndoshta do ta shpëtonte”, ka thënë ai.

Kjo histori e trishtë ka prekur të gjithë banorët, të cilët janë ngritur për ta përqafuar e ngushëlluar artistin. Një pjesë e këtij momenti është publikuar edhe në rrjetin social Instagram të “Big Brother VIP”, ku mes shumë komenteve që ngushëllonin Sabianin, ka patur edhe nga ata ndjekës që kritikonin banorët, të cilët këto ditë janë parë shpesh duke qarë e duke u përlotur.

Ndaj këtyre komenteve ka reaguar ashpër motra e Sabianit, e cila thekson se Sabiani e ka peng humbjen e nënës, “Ju të pashpirt që komentoni budalliqe, ai e ka peng mamin se na iku në 50-vjetorin e saj, dhe Sabi gjithë talentin që ka për muzikën që ju doni gjithmonë t’ia mohoni, po që s’ia mohoni dot, e të trashëguar nga nëna jonë e ndjerë, e cila ka qenë soprano në Durrës. Për ju të pashpirt që s’njihni historitë dhe vuajtjet që kanë kaluar të tjerët mos hidhni baltë kur se meritojnë”, koment i cili ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit e tjerë dhe shumë komente mbështetëse. /bordo.al

 

Previous ArticleNext Article