Fustan i ngushtë, cizme, pallto deri në fund të këmbëve: Si u vesh Rita Ora në ditëlindjen e së motrës!

Fustan i puthitur pas trupit me një imitim të lëkurës së gjarprit, por në ngjyra gri; cizme të zeza deri tek gjuri, pallto të gjatë bezhë: kombinimi i Rita Orës në ditëlindjen e së motrës, u pëlqye shumë! Këngëtarja dukej në humor të mirë dhe mjaft në formë. Ajo e kishte theksuar bukurinë e saj natyrale me një buzëkuq me shkëlqim dhe një hije bronzi. E motra nga ana tjetër mbante një fustan ngjyrë portokalli të fortë dhe një xhaketë kafe. Me herët, Rita i kishte bërë dedikim të ndjerë Elenës në Instagram.Duke ndarë një mori fotografish të saj dhe të vëllait të saj që nga koha e fëmijërisë, ajo i thoshte se :” Unë do të mund të jetoja pa ty”.

Previous ArticleNext Article