Kancer në vezore, producentja shqiptare nuk e lejon sëmundjen ta mposhtë!

Në muajin mars, u diagnostikua me kancer në vezore, një ky që shokoi atë vetë dhe familjen e saj. Megjithatë, producentja e filmave, Vjosa Berisha vendosi të mos dorëzohej. Edhe pse iu nënshtrua një operacioni, ajo vazhdon të ushtrohet në palestër dhe momentet i ndan me ndjekësit në Instagram, duke u kthyer në një frymëzim për të tjerët. Vjosa thotë se është njeri praktik dhe e ka trajtuar kancerin si çdo sëmundje tjetër. “Në mars të këtij viti zbulova se isha me kancer në vezore. Ishte moment i vështirë, si për mua, ashtu edhe për Fatosin, Lekën dhe prindërit e mi. Nuk i kemi treguar në fillim. Pas konsultave, më thanë që duhej të operohesha. Jam njeri praktik në jetë dhe tek sëmundjet, duhet të shohësh të gjesh zgjidhjen. Kur më tha mjeku që duhet të operohem thashë: Ok, të shohim ku mund të gjendet zgjidhja, ku të gjejmë financat, si ta bëjmë. Ishte shok për familjarët e mi, por unë i thashë që përqendrohuni në gjërat e tjera, se duhet të kryhet kjo.Më 7 prill bëra operacionin, shkoi me sukses. S’kishte përhapje të kancerit, mbas operacionit kam filluar kimioterapi. Mendoj se është një sëmundje si të tjerat, fatmirësisht në ditët e sotme kurohen. Duhet trajtohet si çdo sëmundje tjetër, të kenë kujdes me ushqimin, ta marrin me sportivitet dhe të dëgjojnë këshillat e mjekut. Ti bën atë që mundesh të bësh, gjë tjetër s’ke çfarë bën”, tha ajo për “Prive”.

Previous ArticleNext Article