Alec Baldwin reagon për herë të parë pas vrasjes aksidentale të koleges: “Me dhemb shpirti….”

“Nuk ka fjalë që të shprehin tronditjen dhe trishtimin tim për aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një bashkëshorte, një nënë dhe një kolege e jona thellësisht e admiruar. Po bashkëpunoj plotësisht me hetimin policor për zbardhjen e kësaj tragjedie që ndodhi. Kam kontaktuar me të shoqin e saj, dhe i kam ofruar mbështetjen time atij dhe familjes. Më dhemb shpirti për bashkëshortin e saj, për djalin e tyre dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e deshën Halynan”. Përmes këtij mesazhi në rrjetet sociale, aktori Alec Baldëin reagoi për herë të parë pas episodit tragjik në sheshxhirimin e filmit të tij të fundit, ku qëllua dhe vrau aksidentalisht, drejtoreshën e fotografisë dhe plagosi regjisorin. Ylli i Hollivudit është thellësisht i shokuar nga ngjarja. Ai vazhdimisht përsëriste se “përse i kishin dhënë një armë të mbushur”, ndërsa u shfaq në një gjendje të rënduar emocionale.

 

Previous ArticleNext Article