Garë stili mes mbretëroreve: Si vishen për të shkuar në kishë!

Përfaqësojnë njërin prej vendeve më të njohura në botë, dhe normalisht, edhe standartet e veshjes duhet t`i kenë të larta. Pamje e pjesëtareve të familjes mbretërore të Monakos është pa të meta, madje stilin e tregojnë edhe kur nisen për në kishë, që të marrin pjesë në shërbesat fetare.

Gara më e fortë duket se është mes dy bukurosheve, Charlote Casiraghi dhe Beatrice Borromeo.

Ato ishin shik nga koka në këmbë; në fakt pakkush do të mendonte se nuk po shkojnë në një super event mondan, por në kishë!

Të preferuarat e femrave të familjes mbretërore të Monakos mbneten perlat dhe Chanel; Charlotte madje është dhe ambasadore e firmës së famshme, ndërsa veshja e saj kishte një frymëzim bizantin.

Previous ArticleNext Article