VIDEO/ Ardit Gjebrea e telefonon se ka fituar Telebingon, por qytetari kishte ndërruar jetë disa orë më parë

Në programin “E diela shqiptare” këtë të diel ka ndodhur një ngjarje jo e zakontë dhe e trishtë.

Ardit Gjebrea telefonoi një prej blerësve të biletave dhe në telefon u dëgjua një grua e cila nuk përkonte me emrin që ishte i shënuar. E teksa Arditi pyeti se ku ndodhet zotëria që kishte të shkruar emrin në biletë.

 

Ajo i tha se zotëria në fjalë kishte ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të diele, gjë që stepi Arditin, stafin dhe gjithë publikun.

“I zoti i biletës vdiq sot në mëngjes”, tha gruaja duke qarë. Ndërsa Arditi e ngushëlloi i tha se loja do të vazhdojë një moment tjetër, duke e çuar kështu biletën te komisioni.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article