Klea Huta zbulon si u bë xheloze për Oriola Marashin kur e pa në studion e Elgitit!

Moderatorja Klea Huta ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e “Roped With Olsi”, ku ndër të tjera ka folur edhe për marrëdhënien me Elgitin.

Ajo tregoi se si një herë, Elgiti kishte lënë takim pune në orët e vona të mbrëmjes me Noizyn, por ai nuk kishte ardhur vetëm, po bashkë me Oriola Marashin.

“Ka qenë një rast. Unë le Elgitin para studios. Zbret Elgiti. Në të majtën time, në 11 e gjysmë të natës, shoh dy burra dhe një super femër. Shoh vetëm një siluetë. I thash Elgitit me kë e kë lënë me regjistruar sonte në darkë. Më tha me Noziyn. Vetëm kur shoh vajzën te dera e studios. I thash me Noizyn e ke regjistrimin. O shpirt se kam idenë kush është, më tha. I thash shko regjistro mbaro punë, sepse nuk i ndërhyj kurrë në punën e tij”, u shpreh ajo.

Klea Huta ka refuzuar ta zbulojë emrin, por pas përpjekjeve të shumta të Olsit, ajo përfundimisht u përgjigj duke e thënë emrin e modeles,  “Ah moj Oriola Marashi ç’më bërë”..

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article