KreuCelebrity

Dojna Mema: “Bora deshi t`i dërgonte një shenjë Donaldit, por nuk e lejuan”!

“Unë prisja një shenjë. Këtu brenda njerëzit kanë marrë shenja nga më të ndryshmet. Një konfirmim ose diçka. Kam qenë shumë i turbullt, shto këtu situatat jashtë. Kam qenë në një presion dhe përzierje ndjenjash shumë të forta. Në momentin që ka ardhur Trixa mua më ka pëlqyer shumë tipi saj por nuk kam dashur t’ia pranoj vetes këtë gjë. Sepse ndihesha në siklet për një puthje që kisha dhënë, e quaja të gabuar se edhe Semi ashtu thonte. Jemi të izoluar, por njerëzit që duan e bëjnë diçka siç e bëra unë para një milion shqiptarëve. Nuk mundem unë të vazhdoj më kot. Të mendoj si, pse, me kë do jetë,”- ishte komenti i Donaldit pasi pa klipin e Borës që thoshte e priste jashtë shtëpisë.

Ndërkohë, në “BB Fan Club” Dojna Mema rrëfeu se Bora në fakt ka dashur t`ia dërgojë një sinjal, por nuk është lejuar.

“Atëherë, të sqarojmë diçka shumë të rëndësishme. Bora, duke qenë se punon në Top dhe njeh njerëz, ka dashur të fusë diçka ‘nën dorë’ në shtëpi. Kur është marrë vesh nga produksioni, nuk është lejuar. Më pas, i është propozuar ta japë këtë gjë në mënyrë të rregullt, siç është bërë për çdo banor, por ajo për të ruajtur privatësinë, nuk ka pranuar ta bëjë”, – u shpreh ajo. Anaidi e kundërshtoi këtë pretendim të saj duke thënë se nuk qëndron, pasi nëse do të veprohej sipas rregullave të Big Brother, atëherë as Donaldi nuk do të lejohej të dërgonte varësen jashtë shtëpisë.

Mbrëmjen e djeshme, Bora reagoi për situatën përmes një postimi në rrjetet sociale. “Edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij… Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni! As unë nuk po e bëj”, shkroi ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF