Ed Sheeran po ndërton banesën e tij të fundit për shumën marramendëse!

Ylli botëror, Ed Sheeran, po shpenzon një shumë marramendëse duke ngritur një objekt kulti në të cilin kërkon të prehet kur t`i vijë koha.

Ed Sheeran, si në kohën e Faraonëve, ka investuar më shumë se 4.4 milionë dollarë për të bërë gati varrin e tij.

Këngëtare ka krijuar një minifshat në zonën ku jeton të quajtur Sheeranville. Pikërisht aty po e ngre edhe objektin që nëse i miratohet arsyeja, atëherë ky do të jetë vendi i tij për në botën tjetër. Fillimisht ai nuk arriti të merrte as lejen për të ndërtuar kishëzën në kopshtin e tij, por në vitin 2019 Sheeran paraqiti plane të zvogëluara të cilat u miratuan nga fqinjët e tij, si dhe nga Këshilli.

Fotografitë tregojnë se objekti i kultit aktualisht është në ndërtim e sipër dhe është i mbuluar me skela.

 

Previous ArticleNext Article