Fitues ishte Iliri! Donaldi: Do ndërtoj 4 shtëpi për njerëzit në nevojë

Donald Veshaj ish-banori i ‘Big Brother Vip’ u rendit i dyti gjatë finales së spektaklit edhe pse zhurma në rrjet për fitoren e tij ishte e madhe.  Ai ka vendosur që në një farë mënyre tu kthejë paratë të gjithë shqiptarëve që e kanë mbështetur e votuar për aq kohë sa ai ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Përmes një videoje, vetëm një ditë pas përfundimit të eksperiencës që zgjati katër muaj e gjysmë, Donaldi shprehet se do të ndërtojë katër shtëpi me vlerën 100 mijë euro, aq sa ishte edhe çmimi i madh që e rrëmbeu balerini Ilir Shaqiri. Dy shtëpi në Shqipëri dhe dy në Kosovë.

Artisti  tregon se kjo është një formë për t’i kthyer kombit shqiptar të gjitha paratë që kanë harxhuar për të votuar atë. Donaldi në fund të fjalës së tij ka  ftuar edhe fituesin, Ilir Shaqirin që t’i bashkohet nismës së tij.

“Jam munduar që nga dje kur mbaroi Prime që të bëja një video për ju. Nuk e di si t’i falenderoj të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur, kan qenë shumë, realisht shumë. Nuk e kam përjetuar kurrë këtë ndjesi kur njerëzit të mbështesin, duke harxhuar lekët e eurot të tyre për një fitore që unë nuk e mora, unë vërtetë nuk e fitova çmimin e madh, por ato 100 mijë euro do t’i shtoj vetë për të ndërtuar katër shtëpi për njerëzit në nevojë, dy në Shqipëri e dy në Kosovë. Do të doja të ftoja edhe fituesin, të cilin e uroj. Do të doja të më mbështeste në këtë nismë për të ndihmuar këtë komb. Ju përshëndes të gjithëve,”- thotë Donaldi

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article